Çmimet e taksive qenë rritur nē 100 ditëshin e parë nga kryetari aktual Përparim Rama nga 1.5 euro në 2 euro për startin prej 2 kilometra, me arsyetimin se është kërkuar nga shoqata e taksive dhe se me këtë vendim synohej që qytetarët të dekurajohen dhe të përdorin më shumë trafikun urabn.
Lirigzona Nuredini
29 nëntor, Prishtinë
Këtë vendim e kanë komunikuar jozyrtarisht burime të qendra.info brenda komunës së Prishtinēs, sipas të cilit ka një kërkesë për ta kthyer çmimin e vjetër prej 1.5 eurove nga kompanitë të cilat janë licensuar së fundmi dhe e gjithë flota e tyre është elektrike
‘Pas ngritjes së çmimit të naftës, kemi marrë kërkesa të vazhdueshme nga shoqata e radio taksive, për ngritje të çmimit të shërbimeve. Pas takimeve të përbashkëta, konsultimeve të brendshme, dhe me dakordim të Kryetarit të Komunës, është aprovuar kërkesa e shoqatës së radio taksive, vetëm sa i përket tarifës së nisjes, nga 1.50 Euro në 2.00 Euro, për 1.5 km të para’ , pati deklaruar kryetari i Prishtinës në kohēn kur qe marrë vendim duke premtuar njëkohësisht se do të bëjë monitorimin e vazhdueshëm të çmimit të produkteve dhe posa të normalizohet çmimi i naftës do të rishqyrtohet vendimi i rikthimit të tarifave të mëparshme.
” Kthimi i çmimit të vjetër pritet të bëhet në kuadër të miratimit të rregullores së re e cila do të rregullojë dhe lisensat për kompanitë elektrike”, tha burimi i qendra.info në komunën e Prishtinës.
Zyrtarisht, në komunë të Prishtinës thonë se për momentin nuk ka rikthim të çmimit të vjetër .
” Për momentin nuk ka ndryshim të çmimit dhe tani në seancën e radhës do të kemi si pikë të rendit të ditës votimin e regullores së re për taksitë. Më pas do të ketë thirje për aplikim për licensim, ku kjo do të bëhet në harmoni me regulloren e re”, thuhet në përgjigjen e Ilirik Musliut, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës.
Arsyetimi i kompanive me automjete elektrike për kthimin e çmimit prej 1.5 eurove për startin prej 2 kilometrave është fakti se duke qenë se ato harxhojnë më pak dhe fitojnë më shumë, duhet të lejohen të aplikojnë çmime më të ulta.
Gjithashtu, edhe çmimet e naftës krahasuar me disa muaj më parë kanë pasur rënie të theksuar.
Çmimi prej 2 eurove sipas shoferēve të taksive nuk ështe se ka ndikuar pozitivisht për rritjen e fitimeve as për ata e as për pronarët e kompanive pasi rritja e çmimeve ka bërë që më pak njerëz të përdorin taksitë.