Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për “360 shkallë” në TVM, ka folur për mundësinë e ndryshimeve kushtetuese. Ai ka pranuar se fillimisht ishte optimist për realizimin e tyre, por tani e sheh këtë proces si të vështirë, transmeton TV21.
Nga optimizmi te skepticizmi
“Kur e formuam Qeverinë në fillim isha optimist, prandaj edhe vendosëm afat 6 muaj, por sot e shoh se kjo duket e vështirë. Kryeministri Mickoski ndoshta ka të drejtë, sepse ashtu mendojnë maqedonasit, por këtu nuk jetojnë vetëm maqedonasit. Ka edhe të tjerë”, tha Taravari.
Ndryshimet kushtetuese varen nga VMRO-DPMNE
Ai theksoi se për realizimin e ndryshimeve kushtetuese është i domosdoshëm bashkëpunimi me VMRO-DPMNE, pasi kjo parti ka 58 deputetë në Kuvend. “Pa ta, nuk mund të bëhen ndryshimet”, përfundoi Taravari.