Të mërkurën, në Kosovë parashikohet mot me intervale dielli dhe vranësira të shpeshta, të cilat gjatë ditës pritet të dendësohen dhe të sjellin reshje lokale shiu, rrebeshe afatshkurtra me vetëtima dhe bubullimë.
Në disa zona të izoluara ekziston mundësia për rrebeshe intensive dhe reshje breshëri.
Temperaturat do të variojnë nga 8°C minimalja deri në 23°C maksimalja.
Situatë e ngjashme meteorologjike pritet edhe në rajon. Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi do të përjetojnë mot të ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira që në disa zona do të zhvillohen në rrebeshe lokale shiu, shoqëruar me vetëtima dhe bubullimë.
Në zona të caktuara parashikohen edhe shtërngata të fuqishme, kryesisht të izoluara.