Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se nesër do të certifikojë rezultatet.
Kjo përfshin kryeministrin Albin Kurti, ministrat Albulena Haxhiu, Hekuan Murati, Donika Gërvalla, Faton Peci, etj.
“Ligjërisht kryeministri, të gjithë duhet që deri sonte në mesnatë të ofrojnë dorëheqjet e tyre për shkak se ligji e përcakton qartazi që në rast se dikush nga kabineti qeveritar ka fituar mandatin e deputetit duhet të japin dorëheqja nga pozita në Qeveri ditën para certifikimit të rezultateve, e që i bie sonte deri në mesnatë dhe pikërisht njoftimi i KQZ-së ka qenë në funksion të këtij elementi”, ka thënë ai.