Trupa e Teatrit Kombëtar të Kosovës, në këtë festival prezantoi shfaqjen \”1984\”, vepër nga George Orwell, me regji të Igor Mendjisky, duke fituar çmimin më të lartë të festivalit – \”Grand Prix\” për shfaqjen më të mirë.
Përgëzojmë regjisorin Mendjisky dhe aktorët e jashtëzakonshëm Adrian Morina, Arta Selimi, Basri Lushtaku, Edona Reshitaj, Flaka Latifi, Shpejtim Kastrati, Xhejlane Godanci dhe Ylber Bardhi për talentin dhe përkushtimin e tyre që u vlerësua lart nga publiku dhe juria.
Ky sukses i Teatrit Kombëtar dëshmon nivelin e lartë të krijimtarisë dhe përkushtimin ndaj artit skenik në Kosovë, duke na bërë krenarë në çdo skenë ndërkombëtare.