Postimi i plotë:
Siguria energjetike dhe siguria kombëtare
Gjermania ka nënshkruar marrëveshje me Katarin (e konfirmuar sot), për blerje të LNG (Gazit të lengshem natyral), për një periudhë 15 vjeçare, duke filluar nga viti 2026. Kjo marrëveshje konfirmon dy gjëra:
1) Ndryshime drastike në kanalet e furnizimit me energji, përfshirë gazin;
2) Fakti qe Gjermania do të blej gaz (LNG), së paku deri në vitin 2040, është tregues i qartë që siguria energjetike është mbi të gjitha. Nuk ka tranzicion të sigurtë në sektorin e energjisë, nëse nuk e ke sigurinë energjetike. Pa siguri energjetike, të rrezikohet siguria kombetare.
Me në fund, edhe ne duhet të nxjerrim mësime nga kjo marrëveshje:
1) Nuk duhet të presim tranzicion të shpejtë në sektorin e energjisë, as në Evropë, e as në vendin tonë;
2) Duhet me shumë seriozitet, ta rishqyrtojmë politikën tonë, karshi mundësive për investime në rrjetin e gazit dhe termocentralit me bazë LNG-në;
3) Të fillojmë ta trajtojmë sigurinë energjetike, si një ndër prioritetet kyçe të sigurisë kombëtare.