“Vajza e Presidentit Donald Trump ka “thyer heshtjen” pasi Tiger Woods dhe Vanessa Trump bënë publike lidhjen e tyre të dielën mbrëma.
“Dashuria është në ajër dhe jeta është më e mirë me ty pranë meje. Mezi pres udhëtimin tonë nëpër jetë, së bashkuar,” shkroi lojtari i golfit, Woods, duke e shoqëruar deklaratën e tij me dy foto të çiftit të dashuruar.
Në këtë postim nuk mungoi as reagimi i Ivanka Trump.
“Shumë e lumtur për ju të dy,” komentoi ajo në postimin e Woods. Urimin e saj e shoqëroi me emoji të zemrave dashurie.
Ivanka dhe Vanessa kishin një raport shumë të afërt me njëra-tjetrën, kur Vanessa ishte e martuar me Donald Trump. Ato u fotografuan së bashku gjatë fushatës së Trump në vitin 2016, kur ai kandidoi për herë të parë për të qenë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vajza e Presidentit Trump madje një herë iu referua Vanessa-s si “grua e mrekullueshme” në një lidhje të mëparshme për shkak të aftësisë së saj si nënë.”**