Prishtinë 6 dhjetor – Gazeta prestigjioze për biznes dhe ekonomi, Financial Times ka publikuar renditjen e shkollave më të mira të biznesit për vitin 2022 në Europë, pjesa më e madhe e të cilave gjenden nē Francë dhe Britanin e Madhe.
” HEC Paris kryeson Renditjen e Shkollave Evropiane dhe është një nga katër institucionet me bazë në Francë që hyn në top 10″, thuhet në shkrimin e këtij mediumi.
Sipas saj, shkolla franceze është numri një për të katërtin vit radhazi ndërsa London Business School ruan vendin e dytë, përpara ESCP, e cila ka gjashtë kampuse në të gjithë Evropën, e ndjekur nga SDA Bocconi në Itali dhe Universiteti i St Gallen në Zvicër.
Kjo renditje e përbërë bazohet në performancën e institucioneve evropiane në renditjen globale të 2022 FT të MBA-ve, MBA-ve ekzekutive, Master në Menaxhim dhe kurseve të edukimit ekzekutiv pa diplomë me porosi dhe me regjistrim të hapur.
Ndërsa në një renditje më të gjerë, FT vëren se nga 95 shkolla, 24 prej tyre janë në Francë, 18 në Britanin e Madhe dhe tetë në Gjermani.
Tre shkolla tjera të biznesit janë në Rusi, dy në Turqi dhe me nga një shkollë marrin pjesë Sllovenia dhe Republika Çeke.HEC Paris u rendit në krye në Evropë për programe ekzekutive të shkurtra me porosi dhe të hapura, Insead për MBA dhe EMBA (për programin e përbashkët me Tsinghua nga Pekin), dhe Universiteti i St Gallenit për Master në Menaxhim.