Gjallërimi kishte nisur, ndërsa fitorja e Donald Trump i dha një tjetër hov tregut të kriptomonedhave. Por katër muaj nga betimi si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tregu i monedhave digjitale po shkon në tatëpjetë. “Lufta tregtare me tarifa” është shkaku. Nga mbi 102 mijë dollarë në fillim të vitit, Bitcoin, monedha virtuale më e përhapur në botë po vlen rreth 83 mijë dollarë.
“Në një farë mënyre ishte e pritshme. Sa herë që tregjet çoroditen, efektet ndihen menjëherë te kriptomonedhat. Për shkak se tregu është volatil dhe spekulimet nuk mungojnë. Ndaj edhe pati rënie”, tha Denisa Kele, njohëse e tregut të monedhave digjitale.
Të dhënat nga Coin Market Cap tregojnë se rënia ka përfshirë edhe monedhat e tjera digjitale. Vlera e Ethereum shkuar në më pak se 1 mijë e 800 dollarë, Binance 592 dhe Solana vetëm 116 dollarë.