Burime për Reuters bëjnë me dije aleatët ishin njoftuar se zyrtarja e lartë e NATO-s, ishte hequr nga puna e saj. Admiralja, Shoshana Chatfield përfaqësuesja ushtarake e SHBA-së në Komitetin Ushtarak të NATO-s, është një nga disa oficere femra me tre yje të marinës dhe ishte gruaja e parë që drejtoi Kolegjin e Luftës Detare, një detyrë që e mbajti deri në vitin 2023, shkruan A2 CNN, transmeton Periskopi.
Shkarkimi i saj është i fundit që tronditi Pentagonin pas shkarkimit të së enjtes të gjeneralit Timothy Haugh, kreut të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe Komandës Kibernetike të SHBA.