Këtë e kanë bërë të ditur burime të Indeksonline.
Sipas këtij burimi shprehur në përqindje vlera e humbjeve në investimeve të mjeteve të fondit Pensional është me minus 5 për qind.
Vlera e përgjithshme e aseteve të Trustit aktualisht është 2.45 miliardë euro.
Ndryshe , të enjten në seancën e pranverore të Kuvendit të Kosovës, do të diskutohet për Trustin.
Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, i ka bërë thirrje Qeverisë së Albin Kurtit të reflektojë karshi qytetarëve dhe kërkesave të tyre.
Ndërsa shefja e grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje , Mimoza Kusari-Lila, ka deklasuar se kanë qenë kundër pasi e konsiderojnë si të rrezikshme këtë ide dhe jo pasi është ide e opozitës.
“Për ne nuk ka pasur asnjëherë dilema për idenë. Është tentuar të paraqitet sikur qeveria nuk dëshiron që ta përkrahë vetëm pse ka ardhur ide nga opozita. Kjo nuk ka të bëjë me inate politike. Dua ta sqaroj për të gjithë qytetarët e Kosovës, ne jemi kundër pasi mendojmë se është ide e rrezikshme. Ka rrezik që Trusti të mbyllet plotësisht. Është i dëmshëm për sistemin financiar të Kosovës dhe nuk i bën zgjidhje kategorinë që është në nevojë. Kjo është për kategorinë e mesme e cila nuk e ndjen aq shumë krizën. Është më shumë si inat i opozitës, të cilët sipas tyre duan të tregojnë paaftësinë e qeverisë. Por nëse kjo kalon në Kuvend, ne do të ballafaqohemi me pasojat. Vota është kundër. Nuk do ta mbështesim iniciativën”,është shprehur ajo.