Pas një vizite në Llap të shtunën, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, falënderoi qytetarët nëpërmjet një postimi në Facebook për mbështetjen dhe paralajmëroi nisjen e turit të falënderimiy në gjithë Kosovën për 171 mijë votuesit e LDK-së. Ndër të tjera, Abdixhiku tha se ndjen “kënaqësi” të sheh “kërkesën e qartë dhe këmbëngulëse të njerëzve tanë për të vazhduar me plot insistim në rrugëtimin e përcaktuar të Lidhjes sonë.”
Ne Facebook ai shkruan:
Sonte, pas iftarit, lideri i Lidhjes sonë e nisi një mbrëmje të veçantë në Llap, mes njerëzve të ngrohtë dhe mikpritës të kësaj ane. Takimi i rastësishëm u shoqërua me biseda të këndshme dhe të çastit, ku u diskutua për të ardhmen dhe angazhimin politik të Lidhjes.
“Mes njerëzve të Kosovës, aty ku lind qëllimi politik, takuam mbështetësit tanë dhe jo vetëm. Ishte kënaqësi të shohim kërkesën e qartë dhe këmbëngulëse të qytetarëve për të vazhduar rrugëtimin që kemi nisur. Kur zëri i qytetarëve përputhet me angazhimin tonë politik, ndiheni të plotësuar,” tha lideri i Lidhjes.
Ky takim shënon gjithashtu fillimin e Turneut të Falënderimit, një tur për të falënderuar 171 mijë mbështetësit dhe për t’i afruar më shumë me rrugëtimin politik të Lidhjes. Lideri premtoi se do të vizitojë çdo cep të Kosovës për të shprehur mirënjohjen dhe për të forcuar lidhjet me secilin mbështetës.