Ukraina bombardoi bazën ajrore ruse në Saratov, u raportua për shpërthime të raketave
Përkundër faktit se po vazhdojnë bisedimet mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë, për t’i dhënë fund luftës që ka hyrë në vitin e saj të katërt, duket se sulmet janë shtuar ditëve të fundit, përcjell Gazeta Metro.
Ushtria ukrainase ka goditur bazën ajrore Engels-2 në Saratov, e cila strehon bombardues strategjikë të Forcave Ajrore Ruse.
Një shpërthim i madh u filmua nga vendasit, duke treguar se ukrainasit ndoshta goditën një depo armësh me raketa ruse. Presidenti Trump është marrë vesh me homologun e tij ukrainas për një marrëveshje armëpushimi, ndërsa Putin ka qenë më hezitues. Në telefonatën e zhvilluar mes presidentit amerikan dhe atij rus të martën, u njoftua dakordimi për armëpushim në struktutën energjetike, por ende nuk ka filluar faza e armëpushimit./gazetametro.net