Unioni i Turizmit të Kosovës më datën 02 dhe 03 dhjetor 2022 është vlerësuar me çmimin “Balkan’s Best Tourism Innovations” në eventin “Balkan Awards of Tourism Industry 2022” të organizuar nga agjencia e komunikimit publik VIP Communication Ltd.
Me pjesëmarrës nga i gjithë Ballkani dhe shtrirje në mbi 50 media evropiane, ky kontest dëshmon standardin, punën dhe sukseset e Unionit të Turizmit të Kosovës si njëra ndër Organizatat më të mira dhe me kontribuuese në mbështetje të bizneseve dhe zhvillimit të turizmit në Ballkan. Një vlerësim jashtëzakonisht i mirë jo vetëm për Unionin e Turizmit të Kosovës por edhe për shtetin e Kosovës dhe turizmin e saj.
Vlen të theksohet që në këtë ceremoni u ndan edhe çmime për sektorin e hotelerisë dhe u vlerësuan edhe dy hotele nga Kosova ku Hotel Astoria Luxury & SPA u vlerësua me çmimin ‘Hoteli më i preferuar me 5 yje’ dhe Hotel Dukagjini – Pejë me çmimin ‘Best Business Tourism” për vitin 2022.
Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës Baki Hoti tha se gjatë qëndrimit 4 ditor në mbështetje edhe të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bullgari e në veçanti të Ambasadorit Delfin Pllana arritëm të nënshkruajnë edhe dy marrëveshje bashkëpunimi me Asociacionin e Agjensioneve turistike të Bullgarisë dhe Associacionin e Hoteleve të Bullgarisë.
Qëllimi i këtyre marrëveshjeve është thellimi i bashkëpunimit shkëmbimi i përvojave, intensifikimi dhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të rritjes së numrit të vizitorëve .
Nënshkrimi i marrëveshjeve u organizua në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Sofje.
Prezente në ngjarje ishte edhe zv.Kryeministrja e Republikës së Kosovës Emilia Redjepi,
“Unioni i Turizmit të Kosovës falënderon të gjithë stafin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bullgari, kompaninë Adria Tours, në krye me pronar Granit Bajra për mbështetjen dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në zhvillimin dhe forcimin e UTK drejt këtyre sukseseve”, thuhet tutje në njoftim.