Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Kurti ka theksuar se në këtë ditë feste, është e rëndësishme të ndajmë lumturinë me të tjerët, duke u kujdesur për shëndetin dhe mirëqenien e njëri-tjetrit. Ai ka shprehur besimin se mbarësia e kësaj dite na inkurajon të japim më shumë se sa marrim, duke kontribuar në forcimin e solidaritetit brenda komunitetit.