Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Në mesazhin e tij, ai theksoi se kjo festë simbolizon sakrificën, përkushtimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin. Krasniqi shprehu gëzim që pas një periudhe pandemie, besimtarët mund të festojnë së bashku, duke u uruar paqe, begati dhe mirëqenie.