Fuqia punëtore e një biznesi është nga asetet më të rëndësishme për sukses.
Është thelbësore që bizneset të punësojnë numrin e duhur të punonjësve me aftësitë e duhura dhe t’i vendosin ata në rolet e duhura për të siguruar produktivitet dhe përfitim.
E për të pasur punonjës me aftësitë e duhura për tregun e punës, nevojitet zhvillimi i fuqisë punëtore, gjë prej të cilës nuk përfitojnë vetëm bizneset, por edhe komunitetet lokale e vetë punonjësit.
Lidhur me zhvillimin e fuqisë punëtore, USAID ka organizuar aktivitetin për “Zhvillimin e Fuqisë Punëtore përmes Sektorit Privat”, që synim ka të shfrytëzoi udhëheqjen e sektorit privat për të ndërtuar modele të qëndrueshme dhe inovative të zhvillimit të fuqisë punëtore në Kosovë.
Sipas USAID, gjatë pesë viteve (2022-2027), aktiviteti do të trajtojë kufizimet dhe mundësitë e sistemit për të fuqizuar tri aspekte: kërkesën, ofertën dhe përmirësimin e mjedisit për t’i zhvilluar shkathtësitë e nevojshme tek të rinjtë për tregun e punës./Telegrafi/