Syla ka komentuar daljen e Muratit në konferencë për shtyp, për të cilin tha se ai po insiston se është ministër në detyrë i një Qeverie në detyrë, edhe pse kanë dhënë dorëheqje.
Tutje, Syla tha se Murati s’po din si duhet me i ekzekutu rrogat në këtë situatë: “A e merr rrogën ky vet si Ministër i Financave edhe si deputet, apo veç si ministër në dorëheqje?”
“Hekurani po e han hekurin në konferencë shtypi. Po kallxon qysh edhe kemi jep dorëheqje, por edhe dalim në punë. Por spo e din qysh duhet me i qit rrogat tani… a e merr rrogën ky vet si Ministër i Financave edhe si deputet, apo vec si ministër në dorëheqje… por ky po insiston se është ministër në detyrë i një Qeverie në detyre edhe pse kanë jep dorëheqje.
Në esencë këta janë do mashtrues hajduka që e kanë degradu gjithckafin dhe si shkurt janë një Qeveri e Kaklecave që kakizmin rrenën dhe llaskucin e kanë për ekspertizë.”, ka shkruar Syla.
Duhet theksuar se dje përmes një letre, Kurti ka deklaruar dorëhqejen e tij bashkë me kabinetin qeveritar.
Por si duket kjo ka qenë më shume një mashtrim nga ana e tij dhe kabinetit të tij, pasi ata sot kane dalë ne zyra duke mbajtur edhe mbledhje qeveritare.
Ndërsa sot Murati në konferencë për medi u pyet se a do të paguhet edhe si deputet, edhe si ministër? Murati ‘s’e di saktë’, ai tha se nuk është përgatitë për këtë pyetje, por do shohin praktikat e kaluara/gazetametro.net