Varianti i ri i koronavirusit, i quajtur XEC, u zbulua për herë të parë në Gjermani këtë verë dhe tani po përhapet shpejt në të gjithë botën. Deri tani, është regjistruar te qindra pacientë në të paktën 27 vende në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Azinë, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se ky variant është më ngjitës se paraardhësit e tij dhe se mund të bëhet dominues shpejt.
Varianti XEC i COVID-19 u zbulua në qershor në Berlin dhe më pas në Britaninë e Madhe, SHBA, Danimarkë dhe disa vende të tjera. Sipas të dhënave të fundit, varianti është regjistruar në të paktën 15 vende në Evropë dhe Azi dhe 12 shtete amerikane, sipas faqes “Outbreak.info”, e cila ndjek të dhënat globale për përhapjen e sëmundjeve infektive.
- XEC po merr kontrollin. Në këtë moment, duket se varianti XEC është më së shumti varianti dominues i ardhshëm i koronavirusit – tha Erik Topol, drejtor i Institutit Translacional “Scripps Research” në La Jolla, SHBA.
Çfarë është varianti XEC
Si varianti aktual “FLiRT”, XEC i përket grupit të nënvarianteve të Omikronit dhe përfaqëson një kombinim të dy nënvarianteve:
- 1.1 (nënvariant i mëparshëm i Omikronit, pjesë e FLiRT)
- 3.3 (nënvariant i ri i koronavirusit)
Nënvarianti KS.1.1 karakterizohet nga mutacione në molekulat e fenilalaninës në leucinë, dhe argininës në treonin në proteinën spajk që virusi përdor për t’u lidhur me qelizat njerëzore. Nënvarianti tjetër omikron KP.3.3 i përket kategorisë FLuKE, ku amino acidi glutamin muton në glutaminsku acid në proteinën spajk, duke i mundësuar virusit të lidhet më efikasht me qelizat njerëzore.
Të kujtojmë, varianti FLiRT karakterizohet nga ndryshime në proteinën spajk, pjesa e virusit përgjegjëse për lidhjen e virusit me qeliza. Këto ndryshime mund të rrisin aftësinë e virusit për të infektuar qelizat dhe për të shmangur imunitetin, madje edhe te ata që kanë qenë të infektuar më parë ose të vaksinuar.
Simptomat e varianti të ri XEC
Simptomat e varianti të ri XEC janë shumë të ngjashme me ato që ndodhin edhe te nënvariante të tjera të Omikronit, si:
- temperaturë
- dhimbje koke
- temperatura e lartë
- dhimbje në fyt
- kollë
- humbje e ndjesisë së erës
- humbje e apetitit
- lodhje
- dhimbje trupore.
Megjithatë, katër simptoma dominojnë në këtë variant:
- temperaturë e lartë
- dhimbje
- lodhje
- kollë ose dhimbje në fyt
Shumica e të infektuarve ndihen më mirë pas disa ditësh, por rikuperimi mund të zgjasë më shumë. Prandaj, studiuesit bëjnë thirrje për një monitorim më të kujdesshëm të varianti XEC, në mënyrë që të kuptohen më mirë simptomat e tij.
Varianti më ngjitës, rrezikon të bëhet dominues gjatë dimrit
Shkencëtarët paralajmërojnë se XEC është më ngjitës se variantet e mëparshme të COVID-19 dhe se mund të bëhet shpejt varianti dominues.
- Varianti i ri XEC është më ngjitës, por vaksinat pritet të ofrojnë ende mbrojtje të mirë, pasi varianti është nga familja Omikron. Mundësia është që XEC të bëhet varianti dominues i koronavirusit gjatë dimrit – tha profesori François Balloux, drejtor i Institutit të Gjenetikës në Universitetin e Kolegjit të Londrës.
Përhapja e shpejtë e varianti të ri në Evropë
Mes vendeve ku është konfirmuar varianti XEC janë: Sllovenia, Belgjika, Gjermania, Holanda, Danimarka, Tajvani, Franca, Izraeli, Italia, Suedia, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Kanada, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Epidemiologët vërejnë përhapjen e shpejtë të këtij varianti në Danimarkë, Gjermani, Britani të Madhe dhe Hollandë, ndërsa prevalenca është pak më e ulët në SHBA dhe Kanada, sipas “Independent”.
Sllovenia pati një normë të lartë infeksioni me këtë variant në gusht, me më shumë se 10 për qind të mostrave që përmbanin XEC.
Të dhënat më të fundit mbi COVID-in në Britaninë e Madhe tregojnë se ka një rritje prej 4.3 për qind të rasteve nga java në javë, me gati 1,500 hospitalizime deri më 30 gusht, por të dhënat nuk dallojnë midis llojeve të ndryshme.