Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të shtunën, në orën 12:00, do të mbahet vazhdimi i tretë i seancës konstituive.
Kjo seancë vjen pas dy përpjekjeve të pasuksesshme për finalizimin e procesit konstituiv të legjislaturës së re.
Në përpjekjen e parë, raporti i Komisionit për Verifikimin e Mandateve nuk arriti të sigurojë numrin e nevojshëm të votave. Ndërsa në përpjekjen e dytë, ky raport nuk u hodh fare në votim.
Seanca aktuale po udhëhiqet nga deputeti i sapozgjedhur, Avni Dehari, në përputhje me rregulloren për seancat konstituive, deri në zgjedhjen e organeve të reja udhëheqëse të Kuvendit.