Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.
Njëri nga ta, i plagosur, qe po trajtohej ne QKUK ka ndruar jete.
Përgjegjësi i ndërrimit në emergjencë, Agron Çitaku, ka konfirmuar shkurtimisht për Insajderin se i lënduari është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që plagët e marra i ka në pjesën e gjoksit.
Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me ngjarjen.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Insajderin se dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Ahmeti ka shtuar se i dyshuari është identifikuar dhe se policia është në kërkim të tij.
“Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë ajo. /Insajderi.org/