Vetëm 40 inspektime janë kryer gjatë këtij viti nga Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Tregtisë për verifikimin nëse operatorët ekonomikë kanë vendosur etiketa me flamujt e vendeve të origjinës së produkteve. Gjatë inspektimeve, Inspektorati ka hasur në produkte pa tiketa dhe për këtë ka gjobitur 25 markete. Por organizatorët e fushatës “Bojkoto produkte serbe” i kualifikuan të pakta inspektimeve e, krahas shtimit të numrit të tyre, kërkuan edhe masa ndaj manipuluesve.
Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi të shumta të produkteve me origjinë nga Serbia, pranë së cilave është vendosur flamuri i Kosovës apo i shteteve të tjera.
Për këto parregullsi, në Inspektoratin e Tregut kanë thënë se janë gjobitur 25 operatorë ekonomikë.
“Inspektorati i Tregut, krahas inspektimeve të tjera të realizuara sipas planit të punës, ka inspektuar edhe operatorët ekonomikë me qëllim të verifikimit nëse kanë vendosur etiketën, e cila tregon flamurin e shtetit të origjinës së produktit. Me këtë rast vetëm për aspekt janë inspektuar mbi 40 operatorë ekonomikë. Inspektorati i Tregut ka hasur në produkte që nuk kanë pasur të vendosur etiketën e lartcekur dhe për raste të tilla marrim masa konform ligjeve në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Organizatorët e fushatës “Bojkoto produktet serbe” i kërkuan Ministrisë së Tregtisë që t’i shtojë inspektimet rreth flamujve të vendit të origjinës të vendosura pranë produkteve.
Gjatë takimit të së martës me ministren Rozeta Hajdari, ata paraqitën edhe kërkesa tjera./koha.net/