Instalimi i sistemeve elektrike në automjetet klasike po bëhet një trend si një mënyrë për të mbajtur këto modele të vjetra në rrugë.
Kur bëhet fjalë për këtë, Recharged Heritage hyn në këtë mes duke filluar të marrë porosi për konvertimin në veturë elektrike të Mini origjinal.
Çmimet fillojnë nga 48,400 euro (42,500 funte), ndërsa nëse keni një veturë për ta konvertuar në elektrike çmimi shkon deri në 71,200 euro (62,500 funte) së bashku me një makinë tjetër të përfshirë.
Ky Mini elektrik ka 97 kuaj fuqi dhe përdor një paketë baterie me kapacitet prej 10kWh.
Ky konfigurim siguron një distancë të vlerësuar WLTP prej 166 kilometrash, shkruan motor1, transmeton Telegrafi.
Karikuesi 6,6 kW mund ta mbushë baterinë në tre orë në një “kuti” 7 kW ose nëntë orë nga një prizë standarde në Mbretërinë e Bashkuar.
Për krahasim, Mark 1 Mini origjinal përdori një motor me katër cilindra 850cc që prodhonte vetëm 34 kuaj fuqi. Ndërsa kur u lansua, Cooper sportiv kishte një motor 997cc që rriti fuqinë në 55 kuaj fuqi.
Ky konvertim në veturë elektrike i jep Mini dy mënyra drejtimi. Në mjedisin Pure, makina e vogël arrin 100 kilometra në orë në 11.5 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 126 kph.
Në versionin Sport, koha e përshpejtimit bie në 8,5 sekonda dhe shpejtësia maksimale rritet në 92 mph (148 kph). /Telegrafi/