1. Diskutime; në këtë kategori mund të gjeni dhe të postoni tëma rreth aktualitetit, politikës apo edhe showbizit. Kjo është e vetmja kategori që nuk i dedikohet kriptove.
2. Të rejat e fundit; kjo kategori do ju mbajë të informuar rreth çdo ngjarje apo lajmi në kohë reale rreth kriptoaseteve. Këtu ju mund të diskutoni me përdoruesit e tjerë se si këto lajme do ndikojnë në tregun e kriptos.
3. Bota e Bitcoin; këtu do gjeni çdo informacion të nevojshëm rreth Bitcoin në mënyrë që të kuptoni më mirë se si kjo monedhë funksionon. Në këtë kategori ju mund të diskutoni me pjestarët e tjerë dhe mund të shkëmbeni njohuritë tuaja me njëri-tjetrin.
5. Bota e Altcoin; Një kategori kushtuar Altcoin-eve ku ju do mësoni më shumë rreth potencialit të tyre, teknologjië ku bazohen, Web 3.0, etj.
Lexo: Idetë e biznesit nga të rinjtë, Start-Up City kurorëzon fituesit në edicionin e katërt
6. Bota e NFT; kohëve të fundit në tregun e artit digjital po lançohen shumë projekte, por në këtë kategori ju do informoheni rreth projekteve më të mira dhe të njohura.
7. Media; në kategorinë e medias ju do mësoni rreth eventeve të ardhshme si dhe daljeve publike që VIAL do zhvillojë.
8. Prezanto idenë tënde; Nëse po mendoni të zhvilloni një ide tuajën dhe të nevojitet një komunitet nga i cili mund të marrësh këshilla ose të gjesh partnerë në sipërmarrje, kjo kategori është pikërisht ajo që të duhet.
Si të postojmë në VIAL?
Qëllimi kryesor i forumit të VIAL është të krijojë një komunitet me entuziastë të mirëinformuar rreth kriptoaseteve, pasi në këtë mënyrë lind nevoja e komunikimit me pjesëtarë të këtij komuniteti.
Për të krijuar një profil në këtë forum dhe për të filluar angazhimin tuaj, ju duhet të ndiqni këto hapa të thjeshtë (emoji):
Regjistrohuni në forum dhe vendosni një foto profili sipas dëshirës.
Eksploroni kategoritë dhe zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë për artikullin tuaj.
Klikoni butonin “Temë e re” dhe filloni të shkruani përmbajtjen e artikullit.
Për ta bërë formatimin e artikullit më mirë ju mund të përdorni këto opsione:
Bold – ** tekst ** (Pa hapësirë)
Italic – * tekst * (Pa hapësirë)
Headline – # teksti juaj këtu
Shtoni Emoji
Vendosni një foto
Vendosni një link
Nëse “Preview” e artikullit ju pëlqen, klikoni “Dërgo”.
Për të komentuar në një artikull ekzistues mjafton të klikoni në tab-in “Përgjigje” dhe të shprehni mendimin tuaj mbi temën e zgjedhur.