Më 26 mars 2000 Vladimir Putin u zgjodh president i Rusisë. Sot ai sundon si diktator. Një vështrim retrospektiv se si ish-oficeri i KGB-së e ka zgjeruar pandërprerë pushtetin e tij.
Në fakt ajo qe vetëm një formalitet: në zgjedhjet presidenciale ruse më 26 mars 2000 Vladimir Putiniu konfirmua në detyrë me 52,9 për qind të votave. Rezultati dihej që në fillim. Sepse kur Boris Jelcin u dorëhoq papritur më 31 dhjetor 1999, Putini, i cili nga 9 gushti 1999 ishte kryeministër, mori përsipër edhe detyrat e presidentit sipas kushtetutës.
Putini është në pushtet prej 25 vjetësh. Për t`u bërë sundimtari autokratik dhe i padiskutueshëm i Rusisë, ai ka vepruar me strategji – edhe pse për disa vjet nuk ishte në pallatin presidencial.