Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Vushtrrisë, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën.
Policia ka arritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën për të kryer hetimet e nevojshme. Sipas informacioneve, viktima është identifikuar si A.Z., një 15-vjeçar nga Vushtrria.
Dyshohet se autori i krimit ka qëlluar nga një makinë e tipit BMW e zezë. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.