Vu֛çiq thotë se Franca e ka njohur Kosovën, por shton se qëndrimet e Serbisë dhe Francës po bëhen më të ngjashme.
Vuçiq ka falënderuar presidentin francez Macron për angazhimin e tij.
“Nuk mendojmë për gjithçka njësoj, gjë që është krejtësisht e qartë. Fakti është se ata e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por qëndrimet tona po bëhen gjithnjë e më të ngjashme. Jam shumë mirënjohës për presidentin Macron për kuptimin e jashtëzakonshëm të situatës sonë dhe për thellësinë me të cilën është angazhuar. Ai mund të kishte kaluar kohën ndryshe, por kaloi më shumë se dy orë duke biseduar me mua. I jam pafundësisht mirënjohës”, ka thënë Vuçiq.