Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka propozuar profesorin Dr. Đuro Macut për mandatar të ri të Qeverisë.
Profesor Dr. Đuro Macut është lindur në Beograd dhe ka përfunduar studimet e tij në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, ku ka marrë diplomën bachelor, master dhe doktoraturën. Ai ka vazhduar specializimin në mjekësinë riprodhuese dhe biologji në Universitetin e Gjenevës dhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Me një karrierë të pasur, Macut është njohur për angazhimin e tij në fushën e mjekësisë dhe ka lënë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e mjekësisë moderne, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.