“Nesër votojmë kryetarin e parlamentit e shohim pastaj se si do të shkojë procedura. Unë besoj që qeverinë Kurti do ta votojmë sa më shpejt.”
“Ne e dimë (se kush është kandidat për kryetar të Kuvendit), por këtë kryeministri duhet ta thotë.”, tha Rexhepi.
Deri më tash, nuk ka pasur asnjë informacion rreth emrit të kryetarit të Kuvendit që do të propozohet nesër, teksa nuk dihet ende nëse janë votat për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri.