Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike janë deklaruar se janë me qëndrime të njëjta lidhur me votimin për emrin e Albulena Haxhiut Kryeparlamentare.
“Ne kemi emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun. Kemi parë që kanë deklaruar se do të kishin qëndrimin e njëjtë”.
“Kërkojmë kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë.”, tha Konjufca para deputetëve.
Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari shtyu seancën për të mërkurën në ora 10:00.
Shpërndaje në: