Ai tha se në takimin e mbrëmshëm nuk ka qenë prezent Taravari, por ishin anëtarët e partisë së tij, siç e cilësoi nga gjysma e ASH-së. Mexhiti tha se nuk janë të gatshëm për partner të dytë qeverisës shqiptar.
“Publikisht e ftoj të reflektoj z.Taravari, është pjesë e VLEN-it, e dëshirojmë brenda VLEN. Qytetarët, votuesit kërkojnë që subjektet e koalicionit të shkrihen në një subjekt që të ketë dy tabore politike në kampin politik shqiptar, ky është opsioni më i mirë të ketë konkurencë ndërmjes shqipatrëve, mos të jetë një subjekt por mos të jenë as 10 subjekte që të përqahet dhe të digjet vota shqiptare”, tha Mexhiti.
Brenda VLEN-it sherri plasi kur Taravari edhe publikisht pranoi se ka komunikim me BDI-në. Kryetari i ASH-së mbrëmë në Click Plus akuzoi se edhe Mexhiti takohet me integristët.
“Z.Mexhiti ka komunikim me plot njerëz me Musa Xhaferin ose me Fatmir Dearin ose me ndonjë eksponent tjetër. Edhe deputetët tanë kanë komunikim në Kuvend. Edhe të Besës jo që janë të izoluar por nuk insistoj se kryetarët janë takuar bashkë, por komunikime në një shtet ku ka 1,5 milion banorë në një Kuvend ku ka 120 deputetë, është normal që të ketë komunikim”, deklaroi Taravari.
Duke komentuar këtë Mexhiti tha se komunikimi dhe marrëveshja ka dallim.
Për shkrirjen e VLEN-it në një parti, Mexhiti shtoi se nuk është me rëndësi se cili do të jetë kryetar dhe se nuk e kanë në koncept “bajraktarizmin”.
Kujtojmë që nga 14 deputetë që ka Koalicioni VLEN, 5 janë të ASH-së së Taravarit. Ky numër përmbush kushtin për të formuar grup të ri parlamentar, në rast të një ndarje nga partneriteti qeverisës.
Kryetari i ASH-së, njëherë edhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari, s’dukej edhe aq i brengosur nga presioni në opinionin publik, as pas asistencës nga kumbara kryeministri në detyrë Albin Kurti në Prishtinë. Ai në “Click Plus” në TV21 lëshoi ca thumba që deri tani s’ishin dëgjuar nga ai për koalicionin VLEN i mungon kualiteti i kuadrove, kjo sepse sipas tij, mungon sinkronizimi mes partive politike në koalicion.
“Unë mendosj se VLEN-i, në aspekt sidomos kuanitativ, është në rregull, në aspekt kualitativ, këtu mendoj se ngecim, edhe atë më shumë për shkak të, them, desinkronizimit dhe jo-funksionalitetit të mirë mes nesh si partnerë të koalicionit”
I pyetur për deklaratat e nënkryetarit të Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu, i cili tha se “nëse VLEN-i s’ka fuqi, atëherë pse funksionarët e Taravarit pranuan poste”, kryetari i ASH-së thotë se ministritë që i udhëheq partia e tij, janë relativisht mirë.
“Imagjinoni ju, ke zëvendësministra që nuk shkojnë në punë, ose shkojnë një ditë në javë në punë. Të VLEN-it? Të VLEN-it. Ka drejtorë apo zëvendësdrejtorë që janë të margjinalizuar, që nuk është në rregull. TV21: Dmth margjinalizohen sepse nuk kanë pushtet? Po ose nuk kanë pushtet, ose nuk janë gjindur këtu nuk them vetëm të partive të tjera, të Aleancës janë super, ka pasë. Edhe ky është fakt i pamohueshëm, prandaj unë e thash këtë në aspekt kualitativ, nëse Blerim Sejdiu mendon se është perfekt çdo gjë…unë…Kryesisht pozicionet që i kanë pranuar drejtorët e Taravarit, janë duke bërë punë. Merreni vetëm në shëndetësi, drejtorët ku janë të Taravaritm dallohen prej krejt drejtorëve të tjerë, jo që unë iu ndihmoj, por që kanë kapacitete menaxhuese të mira”, tha Taravari.