Një spirale e madhe me ngjyra të ndezura u shfaq dukshëm në qiellin e natës së të hënës duke shkaktuar reagime të shumta. BBC shkruan se besohet se ajo u shkaktua nga një lëshim i raketës SpaceX në SHBA.
Raketa Falcon 9 nga kompania hapësinore e Elon Musk u ngrit rreth orës 13:50 me kohën lokale në Florida në një mision të klasifikuar të qeverisë amerikane. Ajo është një raketë e ripërdorshme. Pas nisjes, pjesa e parë merr ngarkesën që mban, si p.sh. një satelit që duhet dërguar në hapësirë. Ndërsa një pjesë e raketës më pas kthehet sërish në Tokë.
Pasi lëshohet, faza e dytë bën që ajo të nxjerrë çdo karburant të mbetur, i cili ngrin menjëherë për shkak të lartësisë dhe formohet në një model spirale për shkak të lëvizjes së raketës kur ajo bie përsëri në Tokë. Drita më pas reflektohet nga karburanti i ngrirë, duke e bërë atë të dukshme në Tokë.
Astronomi Allan Trow tha se e kishte parë fenomenin edhe rreth 4 vjet më parë. “Por këto janë mjaft të rralla” – i tha ai BBC-së duke rënë dakord që raketa ishte shkaku i saj i mundshëm. SpaceX tha se nisja u krye për llogari të misionit të Zyrës Kombëtare të Zbulimit të qeverisë së SHBA. Qendra Hapësinore Kennedy tha gjithashtu se nisja ishte një mision i klasifikuar.