PD, me sloganin “Për Shqipërinë Madhështore”, e nis sot zyrtarisht fushatën në sheshin “Nënë Tereza”, ku Berisha ka paralajmëruar surpriza. Ndërkohë, PS do të çelë fushatën më 12 prill në sheshin “Skënderbej”, me fokus tek integrimi i Shqipërisë në BE, duke u mbështetur në projektin “Shqipëria 2030”.
Partitë e tjera, përfshirë Lulzim Bashën, Agron Shehajn dhe Lëvizjen Bashkë, do të zhvillojnë aktivitete të ndryshme, në takime me qytetarët në qarqet e vendit.
Një muaj pas këtyre aktiviteteve, shqiptarët do të vendosin për 140 mandatet e Kuvendit, ku për herë të parë do të përdoret një sistem elektoral që kombinon lista të hapura dhe të mbyllura.